Vëzhguesit: Zgjedhjet në Kosovë gjithëpërfshirëse e paqësore

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ata vendorë kanë analizuar zhvillimin e tyre me nota pozitive. Procesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë ishte gjithëpërfshirës dhe paqësor, ndonëse u konstatuan disa probleme teknike, por që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet u vëzhguan nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë, përfaqësues të ambasadave dhe mbi 20 mijë vëzhgues të tjerë nga organizata joqeveritare,  medie dhe nivele tjera, shkruan Dojçe Vele (DW).