Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 146-të

Një nga vendimet e seancës së 146-të në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është edhe ndryshimi i Vendimit për çmimet më të larta te disa produkte që do të vlejnë deri më 30 prill, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Planin Operativ për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023, duke planifikuar edhe zgjerimin e saj. Qeveria vlerësoi që me këto ndryshime, planifikohet krijimi i vendeve të reja të punës, duke motivuar punësimin e të rinjve nën 29 vjeç.

Përgatitja e procesit arsimor për fëmijët nëpër objekte të burgjeve, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, Ministria për Arsim dhe Shkencë ka planifikuar ndryshimin e Ligjit për Arsimin Fillor.

U propozua ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në lidhje me shfrytëzimin e hapësirave ajrore mbi Liqenin e Ohrit. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar ndërmjet dy qeverive më 14 nëntor në Shkup.

Qeveria rekomandoi në vend të Vasko Kovaçevskit, i cili dha dorëheqje, në krye të Elektranave të Maqedonisë së Veriut të emërohet Vasko Stefanov.