Vdekja e dy personave në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari që po trajtohej në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin që ndodhi mbrëmjen e së martës në Kolovicë. Sipas Policisë, është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada”, transmeton TV21.

Ndërkaq policia konfirmoi edhe vdekjen e gruas që u plagos po atë natë, e ku numri i të vrarë nga konfrontimi në mes të dy grupeve ka shkuar në dy.

“Prishtinë / 26.03.2024-21:20.  Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me nje rast te mehershem, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar  i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me  vendim të prokurorit,  është dërguar ne mbajtje kurse  trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.