Vazhduan arrestimet për dhunë familjare në Maqedoninë e Veriut, u raportuan gjashtë raste
Në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar paraqitja e rasteve të dyshuara të dhunës familjare, për çka brenda 24 orëve janë arrestuan pesë persona, transmeton Portalb.mk.
“Po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse”, deklaruan nga Policia.
Në Ohër u arrestua një serb 49 vjeçar nën dyshimet se ka sulmuar bashkëshorten në kohën sa ishin në hotel.
Policia dje e arrestoi një 45 vjeçar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht vajzën 18 vjeçe. Po në Kumanovë, një prind 42 vjeçar u arrestua pasi kishte sulmuar djalin 20 vjeç.
Një 65 vjeçar u arrestua në Tetovë, nën dyshimet se ka sulmuar vajzën dhe nipin e mitur. Në Tetovë u raportua se vëllai 29 vjeç u sulmua nga vëllai më i madh, ndërsa një 49 vjeçar u arrestua pasi ishte paraqitur nga babai 79 vjeçar për kërcënim.