Ursula von der Leyen vizitoi Slloveninë e prekur nga përmbytjet

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha se në Slloveni të cilën ajo e vizitoi pas përmbytjeve, është e nevojshme të kryhet strukturim i përshtatshëm me ngjarjet ekstreme natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, transmeton Anadolu.

Von der Leyen, vizitoi zonat e përmbytura në Slloveni dhe u takua me kryeministrin Robert Golob.

Presidentja e KE-së vuri në dukje se është prekur shumë pasi ka shikuar përmasat e dëmit në vend, duke shtuar se vendet e BE-së kanë dërguar helikopterë, ura modulare dhe ekskavatorë dhe se ndihmat do të vazhdojnë.

Më tej Von der Leyen, bëri të ditur se fatkeqësia është shkaktuar nga ndryshimet klimatike por që dëmi nuk mund të shpjegohet vetëm me këtë. Po ashtu ajo nënvizoi se është e nevojshme të kryhet strukturim i përshtatshëm me ngjarjet ekstreme natyrore gjithnjë në rritje.

Në përmbytjet që kanë ndikuar pjesët veriore, qendrore, lindore dhe perëndimore të Sllovenisë kanë humbur jetën 6 persona.