UKM me rënie të re në listën e CWUR : Ndodhet në vendin e 1.990 në mesin e 2.000 universiteteve më të mira në botë

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKM) u gjet në vendin e 1.990 të listës së 2.000 universiteteve më të mira në botë për vitin 2023, që sot e publikoi Qendra për Rangim të Universiteteve (CWUR ), shkruan Meta.mk.

Bëhet fjalë për rang-listë të cilën CWUR  e publikon [do vit, ndërkaq gjatë rangimit, universitetet dhe kolegjet vlerësohen sipas katër masave: arsimim, mundësi për punësim, mësim dhe hulumtim. Këtë vit janë ranguar gjithsej 20.531 institucione të larta, ndërkaq prej tyre 2.000 gjenden në listën e më të mirëve.

Në krahasim me vitin e kaluar, kur UKM u gjet në vendin e 1964, këë vit UKM ka rënë për 46 vende. Për vetëm katër vite, UKM në listën e CWUR  ka rënë për madje 174 vende. Nëse trendi i rënies vazhdon, mund të pritet që vitin e ardhshëm UKM të mos gjendet në mesin e 2.000 universiteteve më të mira.

Megjithatë, universiteti i parë dhe më i madh i RMV-së, është i vetmi universitet i RMV-së që gjendet në këtë listë.

Nga vendet e rajonit, Serbia edhe sivjet ka katër universitete në listën e më të mirëve, gjegjësisht, Universiteti i Beogradit ndodhet në vendin e 362-të. Nga ana tjetër, nga Bullgaria në këtë listë ka 2 universitete, Greqia 12 dhe Kroacia 4.

Në listë nuk ka asnjë universitet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Tre universitetet më të mira në botë sipas CWUR  janë Universiteti i Harvardit, MIT dhe Stenford, të gjithë nga SHBA. Në fakt, SHBA dominon në listën e CWUR . Në mesin e 20 universiteteve më të mira në botë, 16 janë amerikane, tre britanike dhe një japonez.