U sekuestrua një Porche në hyrje të RMV-së, ishte e vjedhur nga Norvegjia

Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare “Shën Naum” rreth orës 23:00 në hyrje të Maqedonisë së Veriut u sekuestrua një veturë Porche me targa nacionale të regjistrimit të Shqipërisë, automjeti ishte denoncuar si i vjedhur në Norvegji, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së sot njoftoi për vjedhjen e një automjeti me targa nacionale të regjistrimit të Shqipërisë.

“Në hyrje të RMV-së është paraqitur L.H. (29) nga Republika e Shqipërisë me automejtin “porche panamera” me targa nacionale të regjistrimit të Shqipërisë dhe pas kontrollimeve të kryera është konstatuar se automjeti është denoncuar si i vjedhur në Norvegji dhe ekziston në data të dhënat”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Automjeti është sekuestruar ndërsa rastin është informuar Prokurori Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.