U rrit kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht është regjistruar rritje e kostos për jetesë dhe çmimeve me pakicë, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos për jetesë në gusht të vitit 2025, krahasuar me muajin gusht të vitit 2024, shënon rritje prej 4.4%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 4.1%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritja më e madhe e kostot për jetesë është regjistruar te ushqimet dhe pijet joalkoolike (6.2 %), ndërsa ulje nuk është regjistruar në asnjërën pjesë.

Te indeksi i çmimeve me pakicë, krahasuar me gushtin e kaluar, rritje më e madhe është regjistruar te produktet bujqësore (11 %) dhe produktet ushqimore (6.7 %).