U ndanë çmimet e këtij viti të Grand Prix në Shkup, kush triumfoi?
Mbrëmë u mbajt edicioni i 8-të i “Grand Prix” i organizuar nga TV21, ku u ndanë çmime për artistë, krijues dhe personalitete që kanë dhënë kontribut në kulturë, art dhe jetën publike. Aktiviteti u zhvillua në atmosferë festive dhe u shoqërua me prezantime artistike, ndërsa organizatorët theksuan rëndësinë e vlerësimit të kontributit të figurave që e pasurojnë kulturën shqiptare, shkruan Portalb.mk.
Në një atmosferë festive dhe me praninë e shumë mysafirëve nga jeta publike, mediatike dhe artistike, organizatorët ndanë çmime dhe mirënjohje në disa kategori, duke vlerësuar figura të ndryshme që kanë dhënë kontribut të veçantë në art, kulturë dhe shoqëri.
Fitues të çmimit GrandPrix 2025 janë: Sevdail Demiri, BigMama, Diellza Miftari, Drenusha Palloshi, Elhame Bilalli, Teuta Jegeni Ajdini, Ibër Deari, Saranda Imeri, Violina Band, Duo Skupi, Ferijane Mamuti, Ajshe Avdiji, Valon Suma, Fitore Istrefi dhe shumë të tjerë.
Spektakli “Grand Prix” tashmë është shndërruar në një platformë që sjell në qendër vëmendjeje vlerat, punën dhe përkushtimin e artistëve, duke i nderuar ata që përmes krijimtarisë dhe angazhimit të tyre ndikojnë pozitivisht në shoqëri.
Ky spektakël, përveçse një natë festive, shërben edhe si një mesazh i qartë se arti dhe kultura kanë nevojë për vëmendje, mbështetje dhe vlerësim të vazhdueshëm, sidomos kur pas tyre qëndron punë shumëvjeçare dhe përkushtim i sinqertë.