U hap ekspozita personale ”Peisazh” nga piktori Abdi Bajrami

Në Galerinë e Arteve në Tetovë mbrëmë u hap ekspozita personale ”Peisazh” nga piktori Abdi Bajrami. 25 vepra të bukura të peizazhit të piktorit Bajrami kanë mahnitur prej kohësh artistë dhe shikues, duke ofruar një dritare në bukurinë dhe madhështinë e natyrës. Pikturat e peizazhit të autorit janë një pasqyrim i botës gjithnjë në zhvillim, duke kapur bukurinë dhe kompleksitetin e natyrës në mënyra të reja dhe emocionuese, njofton Portalb.mk.

Ekspozita Peizazh është një kujtesë e disa prej vendeve më të bukura e shpesh herë të paprekura nga pena e piktorëve.

Piktura peizazhiste e tij tregon stilin e tij të veçantë, me një përdorim dramatik të ngjyrës dhe një perspektivë unike ku ka dëshmuar të jetë një subjekt vërtet i përjetshëm dhe universal, shpesh duke pasqyruar marrëdhënien tonë me një botë që ndryshon vazhdimisht.

Piktori Abdi Bajrami, për Portalb.mk tha se nëpërmjet pikturave të tij, synon ta shprehë bukurinë dhe efektet qetësuese që sjell natyra në jetën tonë.

“Nëpërmjet këtyre pikturave synoj të shprehë bukurinë dhe efektet qetësuese që sjell natyra në jetën tonë. Krijimet mija variojnë nga peizazhet abstrakte e deri tek peizazhet e detajuara që theksojnë format e natyrës përmes përdorimit të brezave të ngjyrave, linjave të lakuara dhe formave organike që treten në njëra-tjetrën, tha Bajrami.

Bajrami eksperimenton me stile të ndryshme të vjetra dhe të reja, dhe në këtë ekspozitë përfshinë elementë modernë në punën e tij për të krijuar vepra arti magjepsëse ku shpreh paqartësinë e lidhur me pikturat e tij pasi beson se kjo i lejon shikuesit të krijojnë historitë e tyre.

Abdi Bajrami tashmë e ka konsoliduar punë e tij me një nivel të lartë interpretimi figurativ si besnikëri ndaj atdheut dhe se ky është një nga motivet kryesore në veprat e autorit dhe se Ky artist i shquar shqiptarë është model frymëzimi artit të mirë.

Me një eksperiencë të gjatë në krijimtarinë artistike Abdi Bajrami numëron shumë ekspozita personale dhe kolektive në vende të ndryshme.

Piktura “Peisazh”, nga faqja e piktorit Abdi Bajrami
Piktura “Peisazh”, nga faqja e piktorit Abdi Bajrami