U fut pa autorizim në sistemin kompjuterik, padi për 39 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 39 vjeçarit për hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik, transmeton Portalb.mk.

Ai akuzohet për “vjedhje” dhe “tentim për dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik”. Ai dyshohet për dy vjedhje në vetura më 24 dhe 25 korrik.

I dyshuari, më 24 korrik të këtij viti, në Kavadarci, nga një kamion në pronësi të D.S., kishte marrë një çantë me para, kartela bankare, dokumentet personat. Po atë ditë kishte tentuar të kryen disa pagesa përmes kartelës në formë elektronike.