Shefi i Wagnerit humbi jetën nga rrëzimi i avionit

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, humbi jetën nga rrëzimi i avionit me të cilin po fluturonte në Rusi, raporton REL

Sipas raportimeve të mediave, në bord ishin edhe nëntë persona të tjerë, të cilët vdiqën po ashtu.

Një kanal në Telegram i njohur si Gray Zone dhe i lidhur me Wagnerin raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në muajin në qershor.