U evakuua Gjykata Speciale në Beograd për shkak të zjarrit

Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Beograd u evakuua sot pas shpërthimit të një zjarri, njoftuan autoritetet, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave fillestare, nuk ka të lënduar. Të gjithë personat në ndërtesë u evakuuan në kohë.

Zjarrfikësit reaguan shpejt dhe arritën ta lokalizojnë zjarrin.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë bëri të ditur se zjarri u raportua në orën 8:21.

Tymi u shfaq në katin e sipërm të ndërtesës, ku disa zyra u mbushën me tym.

Në operacion morën pjesë 35 zjarrfikës me 11 automjete.

Ministria e Brendshme njoftoi se situata u vu në kontroll.