Arriti në mbi 71 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 71.550 që nga tetori i vitit 2023, raporton Portalb.mk.

Sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë edhe pse është shpallur armëpushim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy të vrarë dhe 12 të plagosur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025, janë vrarë 465 persona dhe janë plagosur 1.287 të tjerë.

Në total, numri i të vrarëve që nga tetori 2023 ka arritur në 171.365.

Autoritetet bëjnë të ditur se mijëra trupa ende ndodhen nën rrënoja në Gaza.