U dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Siljanovska e fali ish-kryetarin e komunës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, raporton Alsat.

Ai ishte në burg për dënimin në lëndën “Transportuesi” dhe duhej të qëndronte edhe një muaj.

Talevski ishte dënuar me 7 vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar për organizimin e transportit shkollor, por për shkak se në arrest shtëpiak kaloi 3 vjet, për mbajtjen e dënimit i duheshin edhe 4 vjet në burg.

Ndryshe, burri i veshur nga koka te këmbët në “Versace” është falur nga kryetarja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova. Shenoll Masllani u arrestua në vitin 2019 në një operacion të madh policor ku policia sekuestroi pushkë, pistoleta, makina luksoze, para dhe drogë. Në atë kohë, policia dyshonte se ai ishte një nga një grup prej 12 anëtarësh që kërcënonte një punonjës policie, shiste drogë dhe posedonte pushkë dhe pistoleta. Por kundër tij atëherë nuk u ngrit asnjë kallëzim penal.