U betua si eurodeputet, Fredi Beleri kërkoi lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit

Eurodeputeti Fredi Beleri ka kerkua në gjykatë lirinë me kusht, raporton EuroNews. Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Fierit, aty ku është edhe IEVP ku ai po vuan dënimin.

Mësohet se është zhvilluar një seancë në datën 17 korrik, por është shtyrë pasi nuk është paraqitur juristi i burgut.

Sipas informacioneve juristi ishte njoftuar për datën dhe orën e seancës. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash.

Kujtojmë se Fredi Beleri e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë.