U anulua Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”
Është anuluar edicioni i tretë i Festivalit “MOISIU” në Prishtinë për shkak të pas futjes në grevë të përgjithshme të Shoqatës Sindikale të Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, raporton Portalb.mk.
Ky vendim erdhi nga Teatri Kombetar, Teatri Shqiptar dhe Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë pas futjes në grevë të përgjithshme të Shoqatës Sindikale të Artistëve të TKK-së.
“Edicioni i 3-të i Festivalit MOISIU në Prishtinë anulohet dhe nuk do të mbahet siç ishte paralajmëruar”, njoftuan organizatorët.
Ata shtuan se mbeten të dedikuar edhe më shumë që këtë iniciativë të nisur nga tri institucionet ta vazhdojnë me po të njëjtin qëllim dhe dashuri që të shërbej si platformë feste, bashkimi dhe bashkëpunimi në mes të artistëve teatror shqiptar të cilët për kohë të gjatë ishin të ndarë.
Greva ka ardhur si pasojë e mospërmbushjes së kërkesave të Sindikatës së këtij institucioni, kërkesa që kanë të bëjnë me koeficientin e aktorëve në këtë institucion.
Ky vendim për grevë të përgjithshme është marrë me pajtueshmërinë e pjesëtarëve: Shpejtim Kastrati, Shëngyl Ismaili, Shkëlzen Veseli, Adrian Morina dhe Maylinda Kosumoviq.
Arsyet e mbajtjes së grevës janë mosrealizimi i kërkesës për përmirësim, ngritjen e koeficienteve, pas ligjit të pagave.