Turizmi “ringjallet” në vjeshtë, tetori solli afër 1 milion turistë të huaj në Shqipëri
Pas një vere të zbehtë duket se turizmi po “lulëzon” në vjeshtë, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga turoperatorët. Muaji tetor ka rikthyer rritjen dyshifrore të të huajve hyrjet e të cilëve rezultuan mbi 908 mijë dhe më një rritje 19.3% në raport me tetorin e një viti më parë, raporton Klan.
Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë se në total nga janari deri në tetor kanë hyrë 11.1 milionë të huaj.