Trumpi kërkon “dorëzim pa kushte” të Iranit
Presidenti amerikan Donald Trump duket se i ka përjashtuar negociatat me Iranin për t’i dhënë fund luftën në Lindjen e Mesme, pasi ka shkruar në rrjete sociale të premten se nuk do të ketë marrëveshje pa “dorëzimin pa kushte” nga Teherani, transmeton Koha.net.
Trumpi ka deklaruar ditët e fundit se kushdo që e merr udhëheqjen e Iranit, ai duhet të jetë me pëlqimin e SHBA-së.
“Pas kësaj, dhe zgjedhjes së një lideri të pranueshëm, ne dhe shumë prej aleatëve e partnerëve tanë të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm do të punojnë pa pushim për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fuqishëm se kurrë më parë”, ka thënë ai.
Trumpi në fund të postimit të tij ka shkruar “Ta bëjmë Iranin të madh sërish”, sloganin që e ka përdorur qysh prej fushatës së tij presidenciale për SHBA-në: “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”.