#TROÇ për gjeopolitikën me profesorin Rizvan Sulejmani: Ku qëndrojmë me eurointegrimet?
A është BE alternativa e vetme për RMV? Si ndikon euroskepticizmi i shqiptarëve në procesin e integrimit? Kur luftërat ndodhin ne anën tjetër të botës, si i ndjejmë në pasojat? Si do bëhet rendi i ri botëror dhe kush do jetë në krye? Këto janë vetëm disa nga çështjet me të cilat diskutuam me profesorin e gjeopolitikës Rizvan Sulejmani në #TROÇ.
Ai thotë se shqiptarët duhet të krijojnë një alternativë përmes inteligjencës, politikës, sa i përket së ardhmes sepse vendet e Ballkanit, anëtarsimin në BE e kanë alternativë të vetme.
Ai foli edhe për rreziqet e vërteta që i kanosen shqiptarëve, alternativat që duhet parë si zgjidhje të mundshme për tu integruar. Ndërkohe që bota është në luftë, garë dhe ndryshime shumë të mëdha, profesori analizon pse ndodhin dhe si mund të përfundojnë të gjitha këto zhvillime.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.