Tetovë, për herë të tretë u pezullua plani për ndërtimet në zonën e “Shik Jellak”, pritet hyrja në fuqi e planit të ri urbanistik (Video)
Këshilli i Komunës së Tetovës për herë të tretë e pezulloi edhe për gjashtë muaj zbatimin e planit urbanistik për bllokun urban 57 ( 57a), e njohur ndryshe si vendi i ish fabrikës “Shik Jellak”. Ky pezullim sipas Komunës u bë për të mbrojtur interesin publik dhe se pritet hyrja në fuqi e planit të ri detal urbanistik për këtë zonë, të cilin Këshilli Komunal e miratoi në seancën paraprake, shkruan Portalb.mk.
Sot në seancë të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të Tetovës, me vota të shumicës u pezullua edhe për gjashtë muajt e ardhshëm zbatimi i zbatimi i Planit Detal Urbanisitik për Bllokun Urban 57 (57 a) “Shik Jellak”.
Kjo sipas Komunës së Tetovës u bë për të mbrojtur interesin publik dhe se në planin e ri është e ndarë më shumë hapësirë për rrugë, institucione si shkollë, çerdhe, trotuare më të gjera dhe të tjera.
Kryetari i Këshillit Komunal, Besar Durmishi sqaroi se në seancën paraprake në Këshillin Komunal u votua plani i ri për këtë bllok urban, gjegjësisht ndryshim dhe plotësim i këtij blloku, dhe se ky pezullim duhet të bëhet deri sa të hyjë në fuqi plani i ri për këtë zonë, për të cilin janë në pritje të përgjigjes nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
“Tani, bëjmë pezullimin edhe për gjashtë muajt e ardhshëm. Me pezullimin e planit të vjetër është obliguar kryetari i Komunës që të nis procedurën me sektorin e urbanizmit për sjelljen e planit të ri ku ai veç më duke respektuar proceduar ligjore që të merr pëlqimin dhe të bëhet i plotfuqishëm, që të arrijmë deri në atë pikë është vazhdimësia e pezullimit që të arrijmë deri në sjelljen e planit të ri. Të gjithë atë dehumanizim që i parashihte plani i vjetër, kemi arritur që në planin e ri të bëjmë humanizmin e kësaj pjese. Sjellim një vendim që do të mbrojë interesin publik”, tha Durmishi.
Kjo pikë kaloi direkt në votim pasi askush nga këshilltarët nuk u paraqit për debat apo pyetje, shumica votoi pro tij, ndërkaq opozita votoi e përmbajtur.
Me 7 prill të vitit 2022, Këshilli Komunal i Tetovës pezulloi për një vit planin detal urbanistik për bllokun 57A “Shik Jellak”. Ndërkaq me 31 mars 2023 Këshilli i Komunës për herë të dytë pas një viti pezulloi edhe për gjashtë muaj disa pjesë të dispozitave planore të planit detal urbanistik 57 dhe 57A. Kjo sipas Komunës u bë për të mbrojtur interesin publik dhe se gjatë kësaj periudhe do të përgatitej plan i ri për të njëjtat.
Ndryshe, Komuna e Tetovës gjatë mandatit të dytë të Teuta Arifit ndryshoi tërësisht planin detal urbanistik të bllokut urban 57A që më pas u “përgatit” shitja e pronës “Shik Jellak” biznesmenit kontrovers serbo-malazez, Miodrag Daka Davidoviq, ku parashihej që kjo pjesë të shndërrohet në bllok urban për ndërtimin e banesave dhe një qendre tregtare. Davidoviq për opinionin në RMV është i njohur prej bisedave të publikuara gjatë periudhës para zgjedhjeve parlamentare, ku përmendet edhe puna në lidhje me Shik Jellakun- Tetovë.
- LEXO: Tetovë, për herë të dytë u pezullua plani për ndërtimet në zonën e “Shik Jellak”
- LEXO: Tetovë, u pezullua PDU 57A “Shik Jellak” (VIDEO)
- LEXO: Debat publik për PDU 57/A “Shik Jellak”, Durmishi: Pezullimin e këtj PDU-je mund ta bëjmë edhe me referendum (Video)
- LEXO: Tetovë, Këshilli Komunal me 18 vota për votoi inicimin e procedurës për pezullimin e PDU-së 57 A “Shik Jellak”, këshilltarët e BDI-së, LSDM-së dhe një nga PDSH kaluan në publik (VIDEO)
- LEXO: Seancë e jashtëzakonshme në Komunën e Tetovës, do të diskutohet PDU e bllokut 57 A “Shik Jellak”
- LEXO: Në mungesë të këshilltares nga Lëvizja Besa, nuk kaloi pika për revidimin e PDU të bllokut 57 A “Shik Jellak”