Tërmet me magnitudë 4.5 ballë dridhi Shqipërinë, u ndje edhe në RMV
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në Shqipërinë fqinje herët këtë mëngjes, dhe u ndje në pjesët jugperëndimore të vendit, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve nga atje, tërmeti u regjistrua në orën 5:04 të mëngjesit 158 kilometra në jugperëndim të Shkupit me epiqendër në Republikën e Shqipërisë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës, në një thellësi prej pesë kilometrash.
Deri më tani, të dhënat nga Observatori Sizmologjik në Shkup tregojnë se tërmeti u ndje në pjesët jugperëndimore të vendit me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.
Përndryshe, siç mund të shihet në faqen e internetit të EMSC, disa dridhje më të dobëta me epiqendra në Shqipërinë fqinje u regjistruan këtë mëngjes.
Javën e kaluar u regjistrua një seri tërmetesh, epiqendrat e të cilave kishin origjinën në zonën epiqendrore Peshtan-Ohër-Strugë dhe në zonën kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Më i forti u regjistrua më 16 qershor me një magnitudë prej 3.8 ballë sipas shkallës Rihter, dhe në Ohër dhe zonën përreth u ndje me një intensitet prej V gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.