Tërhiqet Greqia, pranoi ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

Me shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë Greqisë, raporton EN.

Vendi fqinj së fundmi po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë.

Te gjitha këto forca kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditës së sotme, për të kaluar në anën tjetër të kufirit, por një përgjigje e Sistemit Europian të Mbrojtjes Civile thoshte se vendet e BE kishin plotësuar nevojën për trupat tokësorë, ndaj për këtë ka pasur një farë tërheqje të shërbimit zjarrfikës shqiptar.

Nga i njëjti sistem, disa orë më vonë ka ardhur një tjetër përgjigje, ku bëhet me dije se forcat tona do të kalojnë drejt Greqisë për t’iu bashkuar mjeteve zjarrfikëse dhe trupave këmbësorë që janë duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në Greqi.