Tensione para Kuvendit të Shqipërisë, shoqërohet në polici Adriatik Lapaj
Tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë janë shënuar jashtë ambienteve të Kuvendit, gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite, shkruan Euronews.
Gjatë ndërhyrjes së policisë është shoqëruar edhe kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Përmes një videoje të publikuar nga “Shqipëria Bëhet”, pretendohet se Lapaj ka mbetur i lënduar gjatë momentit të shoqërimit.
Ndërkohë, protestuesit pretendojnë se gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë ndaj Lapajt është përdorur dhunë.
Përplasjet kanë vijuar në zonën përreth Kuvendit, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në terren për menaxhimin e situatës.