Të premten dhe të shtunën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave në Shkup
Qyteti i Shkupit pritet që këtë javë, të premten dhe të shtunën të organizojë spërkatjen kundër mushkonjave në hapësirave publike të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
“Më 16 dhe 17 gusht, në orët e hershme të mëngjesit, do të realizohet dezinsektimi ajror kundër formave të mëdha të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit”, njoftoi Qyteti i Shkupit, duke paralajmëruar bletarët të marrin masa për mbrojtjen e bletëve.
Në rast se kushtet atmosferike nuk lejojnë një gjë të tillë, dezinsektimi do të shtyhet deri në përmirësimin e kushteve në ndonjë ditë tjetër.