Të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të luhen të dielën

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut të dielën do të luan të gjitha ndeshjet e javës së fundit, edhe pse KF Struga Trim&Lum tashmë i ka siguruar pikët për t’u bë kampion i sezonit 2022/23, transmeton Portalb.mk.

“Finalja” do të luhet në qytetin e Strugës ndërmjet vendasve dhe ekipit KF SHkupi, ekipi i cili gjendet në pozitën e dytë të tabelës me 7 pikë më pak se vendasit.

Në të njëjtën kohë do të luan edhe Shkëndija si mysafir i ekipit të Rabotniçkit, ndërsa Akademija Pandev do të luan kundër Sileksit, Skopje kundër Bregallnicës, ndërsa Pobeda kundër Tikveshit.

Ndryshe në krye të tabelës gjendet Struga me 65 pikë nga 29 ndeshje, Shkupi në vendin e dytë me 58 pikë, kurse Shkëndija në pozitën e tretë me 54 pikë. Këtyre tri ekipeve shqiptare sezonin e ardhshëm 2023/24 do t’I bashkohen edhe dy ekipet tjera shqiptare, Voska Sport nga Ohri dhe Gostivari.

Më 20 maj do të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku struganët për herë të parë do të marrin pjesë. Ata në finalen do të luajnë kundër ekipit të Makedonija Gjorçe Petrovit.