Të dielën do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen një orë mbrapa, çka do të thotë se do të flemë një orë më shumë, raporton EuroNews. Kur ora të shkojë 3 e mëngjesit, më 27 tetor, akrepat do të kthehen 1 orë pas, duke shënuar orën 02:00.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri më 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora verore.

Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës dhe të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars.

Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE-ja.

Ndryshimi i orës shoqërohet shpesh me probleme, si për shembull: vështirësi për të fjetur në mbrëmje, zgjime gjatë natës, përgjumje gjatë ditës, lodhje, vështirësi për t’u mësuar me ritmet e reja, acarim, stres dhe ndryshim humori.

Që prej vitit 1981, u vendos ligji që ndryshimi i orës të bëhet në të gjithë shtetet e Evropës.