Sudan, është rritur në 173 numri i viktimave nga përmbytjet

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit tha se numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në 11 shtete të vendit që nga qershori është rritur në 173, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se nga reshjet e shumta dhe përmbytjet në vend janë prekur më shumë se 170 mijë persona. Numri i të lënduarve nga përmbytjet ka arritur në 505 ndërsa janë shembur plotësisht 18.665 shtëpi dhe pjesërisht 14.947 shtëpi.

Më shumë se 100 persona vdesin çdo vit dhe dhjetëra mijëra shtëpi, vende pune dhe toka bujqësore dëmtohen si rezultat i përmbytjeve gjatë periudhës së shirave midis korrikut dhe tetorit në Sudan.

– Numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës është rritur në 71

Në deklaratë thuhet gjithashtu se numri i vdekjeve nga epidemia e kolerës në vend është rritur në 71. Numri i rasteve është rritur në 1696 ndërsa janë marrë masat e nevojshme.

Në Sudan, ku lufta vazhdon dhe sistemi shëndetësor nuk po funksionon në mënyrë efektive, përhapja e sëmundjeve epidemike e vështirëson jetën e njerëzve.