Subvencion prej 30 mijë denarësh për lidhje ose kazan me gaz në RMV
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve minerale njoftoi se ka shpallur thirrje publike për ndarjen e subvencioneve për kyçje në rrjetin e gazit natyror dhe për blerjen e një kaldaje me gaz, përmes së cilës amvisëritë mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në 30.000 denarë, përkatësisht deri në 70 përqind të shpenzimeve të realizuara, transmeton Portalb.mk.
Afati për paraqitjen e kërkesave është deri më 31 tetor 2026.
Të drejtë për mbështetje financiare kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë kyçjen e shtëpisë në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të blejnë kaldajë me gaz natyror për një objekt që ka qenë i kyçur në sistem deri më 1 janar 2026. Për çdo amvisëri mund të parashtrohet vetëm një kërkesë.
Më shumë informacione janë të disponueshme KËTU.
Pas përfundimit të afatit, një komision i formuar nga Ministria do t’i shqyrtojë aplikimet e dorëzuara, ndërsa mbështetja financiare do t’u paguhet të gjithë përfituesve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Për këtë masë janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen në përputhje me kushtet e përcaktuara në thirrjen publike. Mjetet do të ndahen sipas parimit “i pari që aplikon – i pari që përfiton”.