Sot pritet të zgjedhet kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor
Për sot në ora 11 është caktuar seancë e Këshillit Gjyqësor, në të cilën pritet që të zgjedhet kryetari i ri Këshillit Gjyqësor, pasi dje u shkarkua kryetarja Vesna Dameva, njofton Portalb.mk.
Dje, në atmosferë të tensionuar, disa prej anëtarët kërkuan që të shkarkohet Dameva, pasi që e ka fshehur letrën që e ka dërguar ambasadorja amerikane Anxhela Ageler deri te autoritetet gjyqësore, ka bërë përçarje dhe është sjellë sikur institucioni të jetë i saj, derisa Dameva tha se shkarkimi i saj është për shkak të pikave sensitive lidhur me përgjegjësinë e gjykatësve që është dashur të vendosen në rend të ditës dhe të votohet shkarkimi i tyre.
Askush e ka konfirmuar dhe demantuar se arsyeja është vendosja në procedurë të seancës pika për shkarkimin e gjykatësit Enver Bexheti, i cili nëntë muaj e ka mbajtur në sirtar lëndën “Target-Fortesa” ku i akuzuar është ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.
Në seancën e djeshme, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Selim Ibraimi, në prani të kryetares Dameva, ia mori fjalën dhe e hodhi në votim shkarkimin e saj.
“Kryetari edhe pse është në sallë, zëvendësi në mënyrë arbitrare ia mori udhëheqjen dhe vendosi pikë në rend dite. Unë jam peng i juaj dhe i njerëzve që ju dhanë urdhër që seanca të ndërpritet”, tha Dameva.
Dameva tha se problemi nuk janë marrëdhëniet, por urdhrat dhe dëshirat e jashtme për zgjedhjen dhe (shkarkimin) e gjyqtarëve.