Sot mbahet vebinari “Verifikimi i fakteve dhe zbulimi i dezinformatave – përvoja gazetareske”

Në kohën kur dezinformatat shumë shpeshtë shpërndahen në platforma të ndryshme, verifikimi i fakteve është një prej mjeteve më të rëndësishme të gazetarëve për t’u përballur me ato. Verifikimi i fakteve është me rëndësi të jashtëzakonshme, si për krijimin e gazetarisë cilësore sipas standardeve profesionale, ashtu edhe për zhvillimin e shoqërisë së mirinformuar.

Në vebinarin “Verifikimi i fakteve dhe zbardhja e dezinformatave – përvoja gazetareske” do të flasim për mënyrën se si gazetarët i verifikojnë faktet, për sfidat dhe për rëndësinë e rolit gjatë verifikimit të fakteve, diçka që paraqet interes të jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët.

Dezinformatat mund të sjellin deri në konfuzion, që ta rrënojnë besimin e opinionit, madje edhe të ndikojnë në vendime të rëndësishme shoqërore. Nëpërmjet këtij vebinari, shpresojmë që të nxisim kuptim më të thellë të sfidave me të cilat përballen gazetarët në ditët e sotme, por edhe t’i nxisim qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë informata prej burimeve të ndryshme, veçanërisht nëse të njëjtat janë të paverifikuara.

Me pjesëmarrjen në këtë ngjarje, do të përfitoni njohuri për veglat dhe metodologjitë që gazetarët i shfrytëzojnë që të sigurojnë saktësi gjatë raportimit të tyre, për narrativet kryesore dezinformuese në Maqedoni dhe botë, për mënyrën e verifikimit të realizimit të premtimeve nga autoritetet lokale dhe nacionale dhe për rolin e edukimit mediatik.

Përvojën e deritanishme gazetareske në këtë fushë do ta ndajnë Vlladimir Petreski – kryeredaktor i portalit për llogaridhënie publike, transparencë dhe verifikim të fakteve, Vërtetëmatës.mk, Elida Zylbeari – kryeredaktore e portalit Portalb.mk, Antonija Popovska – gazetare në Meta.mk dhe Goce Trpkovski – gazetar në Prizma.mk.

Vebinari ka për qëllim edhe ta theksojë rolin kyç të gazetarëve si roje të së vërtetës, të armatosur me vegla dhe teknika të nevojshme që të prodhojnë lajme të sakta, analiza dhe hulumtime, në detin e sasisë enorme të dezinformatave me të cilat përballemi çdo ditë.

Vebinari është i hapur për të gjithë gazetarët, qytetarët e interesuar, shoqatat gazetareske, organizatat joqeveritare dhe subjektet tjera të cilët dëshirojnë që më detajisht të njihen me mënyrat për verifikim të fakteve, por edhe me mënyrat për përballje me dezinformatat, me qëllim që publiku të fitojë informata të sakta, në kohë dhe objektive.

Vebinari është falas për pjesëmarrësit, ndërkaq çdo i interesuar mund të kyçet në ZOOM nëpërmjet linkut vijues:

Tema: Verifikimi i fakteve dhe zbulimi i dezinformatave – përvoja gazetareske

Time: Nov 20, 2023 11:00 AM Budapest
Join Zoom Meeting
https://us06web.zoom.us/j/88338201953?pwd=UFjUKdb3bO9Pxn0a4kQs6yH0oEBUgF.1

Meeting ID: 884 7185 6141
Passcode: 0HvVBj

Shënim: për nevojat e projektit eventi në Zoom do të regjistrohet, por nuk do të transmetohet publikisht.

Për të marrë pjesë në Vebinar nuk nevojitet regjistrim paraprak.

Vebinari organizohet nga shoqata për avancimin e praktikave mediatike “Media Inovative” me mbështetjen e projektit rajonal “Smart Ballkan – shoqëria qytetare për Ballkan Perëndimor të lidhur” të impelmentuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (Centar za promociju civilnog društva-CPCD), Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (QHKP) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), ndërsa me mbështetje  financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë të Norvegjisë.