Sot është përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Sot nga ora 10:30 do të bëhet tentimi i 17-të për konstituimin e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosja në tentimet e tyre paraprake dështuan formimin e një komisioni për votimin e fshehtë të Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve që ajo të zgjidhet në këtë postë në votim të hapur, raporton Koha.net.
Një takim i kryetarëve të partive me presidenten Vjosa Osmani këtë javë ka përfunduar pa rezultate konkrete për dalje nga ngërçi.
Në zgjedhjet e muajit shkurt, Vetëvendosje doli e para, por nuk arriti të marrë shumicën e ulëseve në Kuvendin e Kosovës.