Mucunski dhe Osmani me thumba ndaj njëri-tjetrit, prej Brukseli në Çair

Ministri aktual i punëve të jashtme në Maqedoninë e Veriut dhe ai i mëparshmi, Timco Mucunski dhe Bujar Osmani, kanë kritikuar njëri-tjetrin, fillimisht për diplomaci, për të vazhduar pastaj në lagjet e Çairit, transmeton Portalb.mk.

“Një politikan që ka humbur besimin edhe në lagjen e tij është i fundit që duhet të japë mësime”, ishte deklarata e fundit e Mucunskit në lidhje me humbjen e Osmanit në zgjedhjet e fundit lokale në Çair, duke theksuar se Osmani nuk ka marrë as besimi ne fqinjëve të lagjes.

Ministri aktual vlerësoi se po shtrembërohen faktet nga ish-ministri, i cili në rrjetet sociale ka shkruan një status ku ndër të tjera tha se “katër vjet kam thënë se protokollet nuk janë pjesë e Kornizës Negociuese. Për katër vjet kam duruar kritika, sulme dhe fyerje. Për katër vjet kam vizatuar në tabelë, kam shpjeguar, kam përsëritur. Një hap kaloi – Protokolli nuk është pjesë e kornizës. Ne vazhdojmë…”.

Mucunski vlerësoi se Osmani është personi i fundit që duhet të flet për negociatat.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dje (24 korrik) deklaroi se Maqedonia e Veriut mban komunikim të vazhdueshëm me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, institucionet e BE-së dhe me Bullgarinë për të gjetur një zgjidhje për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian. Sipas tij, opinioni është i informuar për pjesën më të madhe të aktiviteteve, por detajet e bisedimeve nuk mund të bëhen publike, transmeton Portalb.mk.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. Qeveria aktuale në Shkup ka deklaruar se nuk do t’i bëjë këto ndryshime.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.