Shtetet që i sollën Maqedonisë së Veriut më së shumti turistë, fitimi nga turizmi shënoi rritje për 25 përqind

Në Maqedoninë e Veriut brenda dhjetë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 1 046 187 turistë, prej të cilëve 654 325 turistë të huaj. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për 21.2 përqind është rritur numri i turistëve, transmeton Portalb.mk.

Vetëm në muajin tetor ka pasur 94 165 turistë, prej të cilëve 66 908 turistë të huaj. Më shumë turistë kanë ardhur nga Turqia 19 658, Serbia 4 480, Gjermania 4 263 dhe Greqia 3 939.

Turistët e huaj më shumë preferojnë të vendosen në Shkup, ndërsa turistët vendas në qytetet me liqen. Në krahasim me turistët vendas, turistët e huaj nuk i preferojnë vendet me banja shëruese.

Raportohet që në tremujorin e parë të vitit 2023, fitimi nga turisti shënoi rritje prej 25 %, duke kontribuar me 471 milionë dollarë në BPV-në e Maqedonisë së Veriut.

Lupço Janevski nga Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit paralajmëroi që për shkak buxhetit jo të mirë të ndarë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, ai tha se përveç pjesëmarrjes në shumë ngjarje të rëndësishme të panaireve turistike që do të zhvillohen në Madrid dhe në Berlin, megjithatë pas 10 vitesh ata nuk do të mund të marrin pjesë në panairet në Stamboll dhe Beograd, pavarësisht faktit se janë tregjet më të mira turistike nga vijnë edhe numri më i madh i vizitorëve në vend.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, siç informoi ai, në përgjithësi në sektorin e turizmit në vend, në vend janë të punësuar rreth 35 mijë persona, që sipas tij është 5 për qind e të gjithë të punësuarve.

Sa i përket numrit të turistëve dhe destinacioneve nga të cilat tregohet se ka numrin më të madh të turistëve që vijnë në vend, Janevski tha se rritja më e madhe vërehet te turqit dhe serbët, prej nga vijnë numri më i madh i turistëve me 176.059 turistë nga Turqia dhe 63.291 turistë nga Serbia kanë vizituar vendin në 10 muajt e parë të këtij viti.