Shtetet me të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në periudhën prej janarit e deri në nëntor të vitit 2024 është regjistruar deficit tregtar në vlerë prej 2.909.900.000 euro, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – nëntor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë është regjistrua rënie e eksportit për 5.8 përqind, ndërsa importi është ulur për 0.6 përqind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Enti raportoi se mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar – nëntor të vitit 2024, është 71.3përqind.