Shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë kundër diskriminimit nga Serbia
Me moton “për identitet dhe dinjitet” grupe qytetarësh parakaluan të hënën nëpër qendër të qytetit të Preshevës, komunë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, duke i bërë thirrje qeverisë serbe që t’i jap fund diskriminimit të tyre, raporton Zëri i Amerikës.