Shpërthim i fortë në Kinë, 7 viktima dhe 17 të plagosur (VIDEO)

Shtatë persona humbën jetën tragjikisht pas rënies së një zjarri të madh nga një shpërthim në rajonin Guangxi të Kinës jugore. Autoritetet lokale po hetojnë shkakun e aksidentit. Ata kanë përjashtuar skenarin se ngjarja ka ndodhur nga rrjedhja në tubacionet e gazit natyror, transmeton Euronews.

Shtatëmbëdhjetë persona mësohet u plagosën. Ata u dërguan në spital, por asnjëri nuk është në gjendje të rëndë.

Shpërthimi ndodhi në orën 01:40 të mëngjesit sipas kohës lokale në qytetin Xingan, një zonë malore e pasur me burime minerale dhe bujqësore. Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë pamje nga vendi i ngjarjes dhe shpërthimit vdekjeprurës.