Shoferi nga Gajrja nuk iu bind Policisë së Tetovës, e hodhi pistoletën dhe u largua
Polica e Maqedonisë së Veriut ka tentuar ta kontrollojë një qytetar të Tetovës i cili po lëvizte me veturën BMW, por ai nuk i respektoi urdhrat policore, transmeton Portalb.mk.
Vetura ishte pronë e 66 vjeçarit F.M. nga fshati Gajre, Tetovë.
“Më 10.10.2025 në ora 13:50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë vërejtur personin D.M. nga fshati Gajre e Tetovës, i cili po drejtonte një veturë “BMW” me targa të Tetovës”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Policia raportoi se në momentin kur kanë dashur ta legjitimojnë të dyshuarin, ai ka dal nga vetura, ka hedhur pistoletën në tokë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
- LEXO: Vrasja në Tetovë: Kallëzim penal kundër katër personave dhe paraburgim 30 ditor, dy persona janë në kërkim
- LEXO: Policia me detaje për vrasjen në Gajre të Tetovës: Nuk zbatoi urdhrat andaj policia e qëlloi
- LEXO: Vrasje në Tetovë, një i vdekur dhe katër të lënduar, midis të cilëve një vajzë e mitur