Shoferi i njëri prej automjeteve në aksidentin tragjik në autostradën Shtip – Milladinovc ka qenë nën ndikim të alkoolit

Prokuria themelore publike sot doli me informata për aksidentit e djeshëm në autostradën Shtip – Milladinovc, ku humbën jetën tre persona, transmeton Portalb.mk.

Sipas ekspertizës së bërë dhe informacioneve të parë, aksidenti është shkaktuar kur automobili “Chevrolet” me regjistrim të Shkupit, ku po udhëtonin pesë pesona nga një familje dhe të cilët po ktheheshin drejt Shkupit nga një aheng në Koçan, ka filluar të parakalojë automjetin “Toyota” me regjistrim të Koçanit, në të cilin po udhëtonin dy persona.

Në momentin e parakalimit, shoferi i “Chevroletit” ka humbur kontrollën ndaj automjetit, me çka fillimisht ka goditur rrethojën e majtë, ndërsa më pas është shtyrë dhe ka goditur automobilin të cilin po parakalonte në mënyrë paralele. Si pasojë e aksidentit, dy automjetet janë rrokullisur në kanalin rreth rrugës, me çka kanë humbur jetën tre persona nga autmojeti i Shkupit – bashkëshortja, vajza dhe nëna e bashkëshortes së shoferit. Katër personat e tjerë pjesëmarrëse në aksident, kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndimet më të rënda janë konstatuar tek bashkëudhëtari i automjetit nga Koçani.

Testimet e para te shoferi i automjetit “Chevrolet” kanë treguar prani të alkoolit, por në mënyrë shtesë janë marrë mostra nga gjaku përë analizë, me qëllim që të konstatohet përqindja e saktë.

Në vendin e ngjarjes është thirrë ekspertë trafiku, ndërsa prokuroria do të jep urdhër për ekspertizën e plotë të aksidentit.

“Po sigurohet dokumentacioni i plotë mjekësor për të lëndurit dhe të vdekurit në aksident. Pas ekzaminimit të plotë të ngjarjes, prokurori publik do të sjell vendim për rrjedhën e mëtejmë të procedurës”, thuhet në kumtesë.

Tre prej të lënduarve që ishin hospitalizuar në Spitalin Klinik në Shtip, janë lëshuar në mjekim shtëpiak.