Shkup, u arrestua një person për kryerje të veprës penale “zhvatje”, iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Më 05.04.2024 në SPB Shkup, M.G. nga Shkupi ka denoncuar se nga nëntori i vitit 2023 deri në ditën e denoncimi, personi I.J. nga Shkupi në disa raste i ka zhvatur mjete financiare duke e kërcënuar me jetë. Në këtë mënyrë M.G., sipas denoncimi, i ka paguar personit I.J. gjithsej 180.000 euro, transmeton Portalb.mk.

“Ditën e njëjtë rreth orës 17:00, pas një marrëveshje paraprake mes tyre, në rr. “Simeon Kavrakirov” në Shkup M.G. i dorëzoi 500 euro I.J, të cilët paraprakisht ishin përpunuar në mënyrë tekniko – kriminalistike. Menjëherë pas kësaj, në aksion të përbashkët të Njësitit për krim serioz dhe vepra penale kundër trashëgimisë kulturore në Departamentin për luftimin e krimeve serioze dhe Njësitit për krim të dhunshëm në SPB Shkup, I.J. u privua nga liria dhe u mbajt në stacionin policor Kisella Vodë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftuan nga MPB.

Nga MPB shtuan se sot, (06.04.2024), Njësiti për krime të rënda në kuadër të SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër I.J. me procedurë të shpejtë për kryerjen e veprës penale “zhvatje” sipas nenit 258 nga Kodi Penal, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.