Shkup, sot janë mbyllur disa udhëkryqe, zhvillohen prova për ushtrime simuluese në raste emergjente

Në Shkup sot nga ora 09:00 deri në orën 14:00 janë të mbyllura për qarkullim disa udhëkryqe. Në atë periudhë nën kujdesin e Presidentit të Shtetit do të mbahet edhe një provë për ushtrimin simulues në situatë emergjente – tërmet “Përgjigje Humanitare 2023” e planifikuar për datën 18 të këtij muaji, organizuar nga Kryqi i Kuq i RMV-së Parkun e Qytetit Shkup, transmeton Portalb.mk.

Për këtë aktivitet, pritet të ketë kufizime në funksionimin e bulevardit “Ilinden”, “Shën Kliment Ohri”, “Franklin Ruzvelt”, “Blenski Dogovor”, “Nikolla Tesla”, “Naum Naumovski Borçe”, “Jordan Haxhikonstantinov- Xhinot”, “Orce Nikollov”, “Leninova”, “8 Shtatori” dhe “Ilinden”.

“Për këto arsye Njësia për siguri në komunikacionin rrugor Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, me ç’rast qarkullimi do të devijohet nëpër rrugët përreth”, njoftoi MPB dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.