Arsovska: Nga EMV më informuan se në kohë do t’i kryejnë detyrimet me rrjetin në urën “Bellasica” për sezonin e ngrohjes

Vendosja e rrjetit të ngrohjes në urën “Bellasica “është përgjegjësi e EMV-së, si edhe riparimi i djegies së izolimit nga rrjeti i mëparshëm që ishte vendosur aty. Nga EMV më informuan se në kohë do të përfundojnë detyrimet e tyre që sezoni i ngrohjes të fillojnë në kohë, deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në një konferencë për media, në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me NU “Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës”- Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, Qyteti i Shkupit nuk ka asnjëfarë kontratash me EMV-në.

“Parakusht që të munden të vendosen ato gypa të ujësjellësit është  që të riparohet vendi i njëjte ku duhet të vendosen. Është e pamundur të kesh një vendim të sigurt përderisa ajo që ka qenë e vendosur nuk është riparuar. Ajo është, e përsëris edhe njëherë, vetëm korrigjim kozmetik i cili duhet të bëhet, nuk ndikon as në sigurinë, as në sigurinë e instalimit që e kemi atje, as edhe në vetë urën ”, theksoi kryetarja Arsovksa.

Duke shtuar se presin nga EMV që në kohë të fillojë riparimi dhe përfundimi i obligimeve të tyre sa i përket urës“Bellasica”.

“E kemi ekspertizën dhe presim, siç na informuan nga EMV-ja, se  e njëjta do të fillojë dhe se ata në kohë do t’i kryejnë obligimet e tyre sa i përket riparimit dhe vendosjes së rrjetit të ujësjellësit që të mundet në kohë të fillojë sezoni i ngrohjes duke i pasur parasysh temperaturat që i kemi jashtë”, deklaroi Arsovska.

Përndryshe, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), Marko Bislimoski kanë theksuar për goditjet e mundshme të çmimeve të ngrohjes nëse në kohë nuk vendosen gypat e ujësjellësit në urën “Bellasica”.  Ura“Bellasica” pas pothuajse katër muajve, në fillim të shtatorit është pjesërisht e hapur për qarkullim.

Në atë kohë nga Qyteti i Shkupit deklaruan se do të mund të qarkullojnë automjete më të lehta në të dy korsitë, ndërsa dy korsitë e mesme do të jenë të hapura në momentin e përfundimit të punimeve nga EMV.

Zjarri në urën “Bellasica”, që e lidh stacionin Hekurudhor me kryqëzimin në qendrën tregtare “East Gate”, ka filluar rreth mesnatës së datës 11 dhe 12 maj,

Ura “Bellasica” është një nga arteriet kyçe të Shkupit që lidh dy pjesë të qytetit dhe për shkak të mosfunksionimit të saj krijohej mbingarkesë shtesë në trafikun edhe ashtu të ngarkuar të kryeqytetit maqedonas.