Shkoi në 71.271 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 71.271, transmeton Portalb.mk

Gjatë 24 orëve të fundit, në spitale janë dërguar trupat e dy palestinezëve, njëri i nxjerrë nga rrënojat, si dhe një person i plagosur. 

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, janë vrarë 416 persona, janë plagosur 1.153 dhe janë nxjerrë 683 trupa nga rrënojat. 

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se që nga tetori i vitit 2023, numri i të plagosurve ka arritur në 171.233. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të marrëveshjes për armëpushim. 

Marrëveshja hyri në fuqi më 10 tetor, pas miratimit nga qeveria izraelite. 

Megjithatë, pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite vazhdon sulmet ndaj palestinezëve pothuajse çdo ditë.