Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme, bëhet publike data

Serbia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 17 dhjetor. Lajmi u bë me dije nga presidenti në një program televiziv, raporton EN. Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të veprojnë në mënyrë paqësore dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të mos ushtrojë presion mbi vendin e tij.

Duke iu referuar kërkesës së opozitës për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme pas sulmeve të armatosura të ndodhura më 3 dhe 5 maj në Serbi ku humbën jetën 18 persona, presidenti deklaroi se janë gati që zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të zhvillohen më 17 dhjetor. Pritet që në 17 dhjetor të ketë zgjedhje parlamentare, lokale dhe në të njëjtën kohë  në disa komuna të tjera.

Ai shtoi se zgjedhjet mund të mbahen edhe më 23 dhjetor ose në çdo datë të mëvonshme që opozita dëshiron.

Opozita serbe ka shtuar presionin ditët e fundit duke kërkuar me forcë dorëheqjen e kreut të shtetit.