Serbia është qendër rajonale për shpërndarjen e dezinformatave në Ballkanin Perëndimor

Serbia është qendra rajonale për shpërndarjen e dezinformatave, pasi që është vend nën ndikim të fuqishëm rus dhe në Beograd ka seli rajonale të Russia Today dhe Sputnik, por edhe për shkak të njohjes së gjuhës serbe në rajon, dhe kjo është e favorshme për fqinjët. Dezinformatat janë problemi i hidhur jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Këto ishin disa prej konkluzave në panel-diskutimin “ndërtimin e përgjegjësisë shoqërore ndaj ndikimeve të dëmshme të dezinformatave”, të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të Ditëve të Edukimit Mediatik, njofton Meta.mk.

Filip Stojanovski, foto: Portalb.mk
Filip Stojanovski, foto: Portalb.mk

Filip Stojanovski, drejtor për partneritet dhe zhvillim të resurseve në Metamorfozis, theksoi se rrjetëzimi në nivel nacional dhe rajonal është me rëndësi për ndërtimin e kapaciteteve, por edhe formë e cila siguron sinergji, gjegjësisht përmbledhja e përpjekjeve të përbashkëta është shumë më i madh se sa përpjekja individuale ndaj dezinformatave.

Në luftën me dezinformata patjetër duhet që të punohet në mënyrë të përgjithshme, të angazhohen të gjitha palët e përfshira dhe të qaset ndaj të gjitha grupeve të synuara në shoqëri. Vendi është shumë i ndjeshëm ndaj dezinformatave te popullata jonë, ndërkaq njëkohësisht ka edhe përpjekje të mëdha që kjo të shfrytëzohet nga promovues të ndryshëm të ndikimeve të dëmshme prej jashtë.

“Mu për këtë, grupi i organizatave të cilat merren me zhvillim të gazetarisë profesionale dhe edukim mediatik bashkë ka ngritur iniciativë e cila solli deri te një pako të rekomandimeve për aksion të përbashkët. Këto organizata i dorëzuan edhe deri te palët e përfshira, gjegjësisht deri te institucionet shtetërore, para se gjithash me kërkesë që të ngritët iniciativë për krijim të kornizës strategjike për luftë kundër dezinformatave në vend, në të cilën do të përfshihen të gjitha palët e përfshira”, tha Stojanovski.

Ai shtoi se patjetër duhet të punohet bashkë dhe të bashkëpunimi të jetë inkluziv në ndërtimin e strategjisë për luftë kundër dezinformatave.

“Përfaqësuesit institucioneve shtetërore i kanë pranuar porositë dhe janë pajtuar formalisht të ngritin proces për ndërtimin e rezistencës kundër dezinformatave, ndërkaq hapat e ardhshëm janë për konsultim më të gjerë që të zhvillohet korniza strategjike kundër dezninformatave”, shtoi ai, duke shtuar se këto hapa do të zhvillohen varësisht prej vullnetit të institucioneve.

Ai shtoi se pret që të ofrojnë orar dhe infrastrukturë konkrete për zhvillim të institucioneve.

Serbia – qendër rajonale për shpërndarje të dezinformatave ruse

Përvojat nga Serbia për problemin me dezinformatat i ndau Nikolla Petroviq, drejtor i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë ISAC fond. Petroviq potencoi se gjatë kohë situata në Serbi nuk është ndryshuar në pjesën e edukimit mediatik dhe dezinformatave. Në Serbi, iniciativat e këtilla për përforcimin e edukimit mediatik asnjëherë nuk janë mbështetur nga partitë politike.

“Mungesa e edukimit mediatik është vlerë tradicionale në Serbi”, theksoi Petroviq, duke shtuar se me përjashtime të vogla të disa mediave, ky realitet ka histori të tij me dekada mbrapa.

Ai theksoi se Serbia jo vetëm që është pranues i ndikimeve të huaja në fushën mediatike, por edhe është qendër rajonale për transferimin e mëtutjeshëm të dezinformatave të tilla. Ai theksoi se zyrat e Russia Today dhe Sputnik në Serbi, si provë për fuqinë e ndikimit rus në Serbi.

Pastaj, ai e përmend komponentin politik dhe të forcave politike në Serbi të cilët shtyjnë bashkëpunim të afërt me Federatën Ruse, që sot është bërë vëllazëri.

“Serbia dhe partitë politike kanë lidhje të tillë të afërt me Rusinë që madje është rëndë të zvogëlohet niveli i afërsisë. Kjo është arsyeja pse Sputnik dhe RT janë të pranishëm në Serbi”, tha Petroviq.

Ai shtoi se për shkak të mungesës së edukimit mediatik në Serbi, titujt mediatik me përmbajtje të dyshimtë kanë numër më të madh të klikimeve. Fushatat antiperëndimore në Serbi kanë filluar në këtë nivel në vitin 2008 pas Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kur Rusia ka konstatuar mundësi të madhe që të hyjë në hapësirën e madhe mediatike serbe.

“Kjo e shtynë Serbinë si vend të vetëizoluar i cili nuk e sheh të ardhmen në BE dhe shoqërinë perëndimore”, tha ISAC fond.

Përvoja e Shqipërisë me dezinformatat

Joana Pllumbi, gazetare e shërbimit për verifikim të fakteve “Faktoje” e ndau përvojën me dezinformatat në Shqipëri. Ajo theksoi se në Shqipëri dominon gazetaria e keqe, ndërkaq në masë të madhe shpërndahen dezinformata dhe misinformata. Nëpërmjet verifikimit të fakteve që e bën Faktoje.al, ata duan ta tejkalojnë problemin që paraqitet te njerëzit, i cili është që të mos munden të vendosin çfarë është lajm i rrejshëm dhe çfarë nuk është.

Faktoje ka qenë i kyçur në disa fushata për edukim mediatik në Shqipëri, kanë punuar edhe disa video-udhëzime për të rinjtë, që të dërgohen porosi se është e rëndësishme që të verifikohet atë që e dëgjojnë. Ata kanë angazhuar personalitete (aktorë, këngëtarë, sportistë) që ta zgjerojmë porosinë deri te publiku për rëndësinë nga edukimi mediatik.

Faktoje punon me Universitetin e Tiranës që të ofrojë lëndë për edukim mediatik dhe ajo është lëndë zgjedhore në Fakultetin për Gazetari, por qëllimi i tyre është që të jetë lëndë obligative e këtij fakulteti.

“Punojmë edhe me partnerët tanë të rajonit, pasi që është shumë e rëndësishme për zbulimin e dezinformatave. Patjetër të punojmë me partnerët tanë në rajon që ta tregojmë rrjedhën e dezinformatave në rajon”, thotë Joana Pllumbi, duke shtuar se duhet që të kuptohet se disa prej këtyre temave të nxehta nuk janë vetëm problem për shpërndarje në Shqipëri, por edhe në vendet tjera.

Komuniteti akademik mundet më shumë të ndihmojë

Albulena Halili, foto: Portalb.mk
Albulena Halili, foto: Portalb.mk

Albulena Halili, bashkëpunëtor shkencor në Institutin Maks va nder Shtul më Universitetin e Evropës Juglindore, në panel-diskutim i promovoi aktivitetet e tyre nga fillimi i punës deri tani.

Një ekip i hulumtuesve nga ky institut të cilët vijnë nga fushat e ndryshme – të sigurisë, diplomacisë, komunikimit, gazetarisë, TI-së kanë për qëllim që të punojnë në vend, por edhe në Ballkan me dezinformatat në nivel akademik. Pasi që e kanë krijuar ekipin e hulumtimit nga UEJL, në vitin 2020 janë bërë pjesë e projektit Fake Spotting të udhëhequr nga Universiteti i Bolonjës dhe disa qendra akademike në Evropë.

Marrin pjesë në konferenca të ndryshme, shkruajnë blloge, ndërkaq kuadri i tyre marrin pjesë edhe me punime për hulumtimet e realizuara që i shpërndajnë në revista shkencore në vend dhe jashtë vendit, tha Halili, e cila është udhëheqëse e Media Literacy & Disinformation Research Cluster.

“Jemi shumë të kënaqur që deri sot kemi arritur të mbledhim aq shumë bashkëpunëtor dhe kjo flet për seriozitetin se si mundemi të qasemi si vend. Nuk është e nevojshme që vetëm një komunitet gazetarësh dhe faktchek-erësh, por të gjithë bashkë mundemi të jemi në luftë kundër dezinformatave”, tha Halili.

Lufta në Ukrainë dhe demonizimi i BE-së – narrativet kryesore dezinformuese

Despina Kovaçevska, specialiste për monitorim të mediave në Fondacionin Metamorfozis në panel e ka prezantuar raportin më të ri tremujor për trendet dhe narrativet dezinformuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është krijuar për periudhën korrik-shtator 2023 në kuadër të projektit “Qendra kundër dezinfromatave në Ballkanin perëndimor” të mbështetur nga Mbretëria e Holandës.

“Ndikimet e huaja malinje i përdorin dezinformatat për të shkaktuar konfuzion dhe përçarje, për të mbjellur ndjenja antiperëndimore, për ta paraqitur Rusinë si një alternativë ndaj BE-së dhe për të shkaktuar sa më shumë polarizim në shoqëri”, tha Kovaçevska.

Despina Kovaçevska, foto: Portalb.mk
Despina Kovaçevska, foto: Portalb.mk

Dhe në raportin e fundit tremujor dominonin narrativet dezinformative- lufta në Ukrainës, sulmet ndaj Perëndimit, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sulmet ndaj BE-së, teoritë konspirative dhe konflikti në Izrael.

Dhe në periudhën korrik- shtator të këtij viti, narrativi dezinformues më dominant është lufta në Ukrainë, ku dezinformatat që po shpërndahen synojnë të justifikojnë Rusinë se po kryen një operacion special në Ukrainë, se Rusia po lufton kundër nazistëve, se Perëndimi është fajtor për luftën në Ukrainë dhe ngjashëm.

Menjëherë pas luftës në Ukrainë, narrativ kryesor është demonizimi i qytetërimit perëndimor, gjegjësisht dezinformatat pëdoren për të portretizuar shoqëritë perëndimore si dekadente dhe moralisht të korruptuara.

“Kishte edhe shumë dezinformata për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës, ndërsa narrativi më i shpeshtë ishte se Kosova është shtet i rremë, se është burim i kriminalitetit, se është kërcënim për Serbinë dhe BE-në, ndërkaq po bëheshin paralel me atë se çfarë Rusia po i bën Ukrainës dhe ajo që Perëndimi ia ka bërë Serbisë”, tha Kovaçevska.

Në tremujorin e tretë të këtij viti është prezent edhe narrativi i sulmeve ndaj Be-së, përmes dezinformatave që shpërndahen se BE i shantazhin vendet e Ballkanit Perëndimor, se e shkel të drejtën ndërkombëtare, se mbron fashizmin  dhe sjelljen fashiste, se mbështes pedofilinë dhe mbështet komunitetin LGBT+.

“Ajo që ne mund të bëjmë është edukimi mediatik, për vetë qytetarët dhe gazetarët të mund të përballen me dezinformatat”, tha Kovaçevska.

Bashkëbiseduesit e panelit dërguan mesazhe se duhet të inkurajohet roli edukativ i mediumeve në edukimin digjital dhe mediatik, si dhe të kuptuarit se si qytetarët mund të fitojnë aftësi që me sukses ti marrin informatat në botën digjitale. Gjithashtu, komuniteti akademik dhe hulumtues  duhet shumë më shumë të flasë, shkruajë dhe të hulumtojë për shpërndarjen e dezinformatave në Ballkan. Si shtesë, edukimi mediatik duhet të futet në arsim.

“Pa lirinë e mediave është e pamundur të ketë proces demokratik”, tha Nikola Petroviç nga Serbia.

Goran Rizaov, menaxher i Programit Mediatik për Demokraci, tha se shumë gjëra që duhet të bëhen janë urgjente, por vlerëson  se më e rëndësishme  në luftën kundër dezinformatave është edukimi, dhe atë jo vetëm të të rinjve. Ai ka edhe një mesazh për qytetarët që të mos i shikojnë dhe të mos i lexojnë ato media që nuk janë të besueshme.

“Redaktorët duhet ta bëjnë punën e tyre, të kontrollojnë faktet. Gjëja e tretë është që partitë politike të heqin dorë nga fermat e tyre të trollëve. Nëse e bëjnë këtë, atëherë përhapja e dezinformatave nuk do të ishte kaq virale. Gjithashtu, institucionet duhet ta rrisin transparencën e tyre”, tha Rizaov.

Me panel diskutimin “Ndërtimi i shoqërive rezistence ndaj  efekteve të dëmshme të dezinformatave” sot u hap edicioni i 5-të i Ditëve të Edukimit Mediatik.