Seanca për rastin “Alfa”, Dauti: Presim vendim të drejtë, t’i jepet fund këtij ankthi 16 vjeçar

Në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut sot u mbajtë seanca publike për rastin e e vrasjes së njësitit policor Alfa, në vitin 2008, e për të cilin u dënuan tre persona me burgim të përjetshëm dhe një me 6 vjet burg. Avokatët e të gjithë të dënuarve, ashtu siç paralajmëruan shpalosën ankesën e tyre para Supremes, me çka kërkuan rishqyrtim të rastit. Ish i akuzuari në këtë rast, Ramiz Dauti tha se presin që ditëve në vijim të ketë një vendim për kërkesën e tyre, njofton Portalb.mk.

“Jemi të kënaqur në aspektin profesional të Gjykatës Supreme, e mbaroi ashtu siç duhet këtë seancë. Vendim nuk mund të merret sot, do të presim ditët në vijim. Presim gjykim të drejtë, pozitiv, pa ndonjë ndikim politik. Tani presim që Gjykata Themelore të merret me rigjykim të rastit. Me këtë mbaron gjykimi për Almirin, në Gjykatën Supreme. Me këtë hapet rruga me Gjykatën Themelore për Agimin. Shpresojmë se do të respektohen afatet ligjore dhe nuk do të na zvarrisin më shumë. Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për njerëz të pafajshëm. Flas me fakte, rastet nuk janë të lidhura. Avokati itha të gjitha ato që duhet t’i thotë. Presim që kjo procedurë të përmbyllet nga gjykatës të drejtë. Shpresoj shumë të që jetë fundi i këtij ankthi 16 vjeçar për familjarët tanë”, tha për Lajm TV ish i akuzuar në rastin t “Alfa”, Ramiz Dauti. 

Sipas procedurës, pas rishqyrtimit të rastit, Supremja do të duhet ta shpallë vendimin nëse do të pranohet kërkesa për rigjykim.

Ndryshe, më 26 nëntor të vitit 2008 në Shkup ndodhi vrasja e një polici të njësitit “Alfa” Afrim Arifi, në afërsi të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë.

Rasti në fjalë bëri bujë në opinionin shqiptar sepse dy vite më vonë, më 30 prill të vitit 2010 për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm Rexhail Qerimi nga Opaja e Kumanovës dhe Agim Islami nga fshati Rashçe i Shkupit. Gjithashtu, me gjashtë vite burg u dënua edhe Ramadan Shaqiri. Derisa ishte në arrati, me burgim të përjetshëm u dënua erdhe Almir Drplani,, që më vonë u ekstradua në Maqedoni për të vuajtur burgun.

Duke pritur rigjykimin, më 27 janar të vitit 2022 në Burgun e Idrizovës ndërroi jetë Rexhail Qerimi.

Rasti, sipas avokatëve dhe të dënuarve, është i montuar dhe bazohet në dëshmi të “dëshmitarëve të mbrojtur”. Edhe vetë të dënuarit gjatë gjithë kohës kanë pohuar se rasti ka qenë i montuar dhe se ata nuk e kanë kryer vrasjen. Gjatë gjithë këtyre viteve familjarët e Qerimit kanë dërguar letra të hapura në media duke thënë se në kohën e vrasjes Rexhaili ka qenë në çajtore në fshatin Opajë. Ata kërkuan edhe nga ish Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ta merr në duar rastin. Nga ana tjetër, mbrojtja e Agim Islamit, ka siguruar ekspertizë sipas të cilës, dëshmohet se kryerësit e vrasjes janë të gjatë mbi 1.80cm, ndërkaq Islami është 1.74cm.

Të gjitha lajmet mbi rastin në fjalë mund t’i lexoni KËTU.