Rrjeti social “X” pati ndërprerje për mijëra përdorues në mbarë botën

Rrjeti social “X”, në pronësi të Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje për mijëra përdorues në mbarë botën që nga mëngjesi i sotëm. Por duket se po lehtësohet pasi mijëra përdorues në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuat raportuan probleme, sipas ueb-faqes për gjurmim të ndërprerjeve Downdetector.com.

Sipas Downdetector, mbi 20.000 probleme u raportuan në SHBA në orën e parë që rrjeti social pësoi një ndërprerje.

Për më tepër, në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur mbi 10.800 raportime për probleme me aksesin në rrjetin social X.