Rritje më e madhe e qarkullimit në Maqedoninë e Veriut ishte te agjencitë e udhëtimit

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur ulje të shërbimeve për 4.8 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkohë në disa sektorë ka pasur rritje, transmeton Portalb.mk.

“Xhiroja nga shitja e shërbimeve është zvogëluar për 4.8% në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, rritja më e madhe e xhiros në shërbime prej 20.1% ishte në Agjencitë e udhëtimit, organizatorët e udhëtimeve (operatorët turistikë) dhe shërbimet e tjera të rezervimit, si dhe aktivitetet e lidhura me to”, sqaroi Enti.

Ulje më e madhe u regjistrua te informimi dhe komunikimi (12.7 %).