Rritje e rrogës mesatare për 9.4 përqind në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rritje e rrogës mesatare për 9.4 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 9.4%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin nëntor të vitit 2025, rroga mesatare mujore neto në Maqedoninë e Veriut ishte 45 961 denarë, ndërsa ajo bruto 69 141 denarë.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse për 16.5%, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 11.1% dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave për 10.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.