Ministri Nikollovski foli për ecurinë e procedurave te autostrada Shkup – Bllacë

Sa i përket autostradës Shkup-Bllacë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sqaroi që procedura ka përfunduar dhe tani pritet një përgjigje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila po siguron një kredi për ndërtimin e kësaj pjese, raporton MIA.

“Po punojmë edhe në autostradën që shkon nga Prilepi në Manastir dhe e filluam me këtë Qeveri, pavarësisht faktit që marrëveshja u nënshkrua nga ajo e mëparshmja dhe nuk u kryen aktivitete. E kemi përfunduar rrugën ekspres nga Gradsko në Drenovë dhe nga Drenova në Farish dhe ajo tashmë është në funksion dhe qytetarët po e përdorin. Është një rrugë jashtëzakonisht moderne, mund t’i shihni të gjitha këto rrugë në faqen time në Fejsbuk”, tha Nikolloski.

Ai në foltoren e Kuvendit tha se për rehabilitimin dhe sanimin e rrugëve rajonale mund të flasë edhe deri nesër, sepse janë të përfshira numër i madh i akseve rrugore.

Ndryshe, Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, në vitin 2024 paralajmëroi se do të ketë rishikim të ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë dhe se pjesa e dytë 12 kilometra është e vështirë për t’u realizuar.

Ndonëse u paralajmërua se punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të nisin në fund të dhjetorit të vitit 2025, megjithatë kjo nuk do të ndodh. Punimet nuk kanë nisur, jo për shkak kushteve klimatike, por siç sqarojnë nga kabineti i zëvendësministres Kaltrina Zekolli – Shaqiri, arsyet e vonesës janë procedurat burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit.